Site icon Telegrafi

India regjistron 1.136 vdekje të tjera nga COVID-19 në 24 orë, Brazili 415, Meksika 217

Për shkak të Coronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.136 vdekje, në Brazil 415 dhe në Meksikë 217.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 4.846.427 me 92.071 raste të reja, ndërsa me 1.136 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 79.772.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 3.780.107 njerëz.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 14.768 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.330.455 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 131.625 me 415 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.573.958, transmeton Anadolu Agency.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 217 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 70.821. Ndërkaq, me 4.408 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 668.381.

Deri më tani, në vend janë shëruar 471.623 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Exit mobile version