Mbikëqyrësi qeveritar indian për censurë ka njoftuar se nuk do të lejojë shfaqjen e filmit që është mbështetur në librin erotik, “Fifty Shafes of Grey” nëpër kinematë indiane.
Këtë vendim megjithatë shumica e kanë pritur që të merret nga zyrtarët e shtetit konservativ.
Shefi ekzekutiv i Bordit Qendror të Certifikimit të Filmit, Shravan Kumar, nuk ka pranuar të tregojë arsyet e ndalimit të këtij filmi.
Por ai ka thënë se Universal Pictures, kompania që e ka prodhuar filmin, mund ta apelojë vendimin. /REL/