Site icon Telegrafi

​India, Meksika, Norvegjia dhe Irlanda anëtaret e reja në Këshillin e Sigurimit

India, Meksika, Norvegjia dhe Irlanda u zgjodhën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, si anëtaret e reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për vitin 2021 dhe 2022, ndërkohë që Kanadaja dështoi sërish në kandidaturën e saj.

Dështimi i Otavës mund të ketë pasoja politike për kryeministrin Justin Trudeau.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol udhëheqës në promovimin e bashkëpunimit global si dhe në ndërtimin e një botë më paqësore, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë”, tha Trudeau.

Gjatë një bisede me gazetarët, kreu i tij i diplomacisë, François-Philippe Champagne, theksoi se fushata e ndërmarrë nga Kanadaja i kishte mundësuar atij të rinovonte dhe forconte disa nga marrëdhëniet e tij dypalëshe.

Kanadaja mori vetëm 108 vota, përballë Norvegjisë me 130 vota dhe Irlandës me 128 vota, minimumi i kërkuar për të fituar./atsh

Exit mobile version