Site icon Telegrafi

India feston Ditën e Republikës: Qindra nxënës, këngëtarë folklorikë, policë dhe ushtarë parakaluan nëpër New Delhi (Foto)

Qindra nxënës, këngëtarë folklorikë, policë dhe ushtarë kanë kaluar nëpër Neë Delhi, për të festuar Ditën e Republikës së Indisë.

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në sheshin ceremonial Rajpath, për të parë shfaqjen e kapaciteteve ushtarake që ka shteti si dhe diversitetin e pasur kulturor, transmeton Telegrafi.

Nën masa të rrepta të sigurisë, fëmijë, gra e burra me kostume të ndryshme, kryen lëvizje akrobatike dhe vallëzuan në rutina të ndryshme, derisa merrnin duartrokitje prej publikut.

Moti me diell mundësoi që gjithçka të shkoi në rregull dhe të shfaqen ashtu si ishin planifikuar artileria e armëve M777 Howitzer, tanket T-90, sistemi raketor nuklear dhe makineritë për mbrojtje, po ashtu kryen lëvizjen nëpër kryeqytet.

Festimi i ceremonisë, është përmbyllur me aeroplanët ushtarakë indian, që kalonin mbi turmën që e përshëndeste. Ceremonia që zgjati mbi 90 minuta, është përcjellë përmes televizioneve edhe prej shumë banorëve tjerë.

Tema e festimit, ishte shënimi i 150 vjetorit të lindjes së liderit Mohandas Ghandi. /Telegrafi/

Exit mobile version