Janë rrënuar në mënyrë të kontrolluar dy ndërtesa luksoze në jug të Indisë, sepse binin ndesh me mbrojtjen e ambientit, nj veprim i rrallë që është kërkuar nga qeveria.
Në mbarë shtetin, ka ndërtesa të shumta, që janë ndërtuar pa leje dhe nuk janë në harmoni me pjesën ku janë ndërtuar, duke bërë që ndërtimi i këtyre të dyjave u prit shumë mirë, transmeton Telegrafi.
Me anë të eksplodimeve të kontrolluara, një ndërtesë me 19 kate është kthyer brenda sekondave në mbeturina, ndërsa sipër mbeti një shtresë e dendur pluhuri. Kështu ndodhi edhe me dy ndërtesa të njëjta, që ishin ndërtuar pa leje në një qendër urbane.
Fillimi i rrënimeve, kur në këtë shtet mafia e ndërtimeve është duke u përhapur në masë të madhe, po konsiderohet sfidë, që duhet të ndërmerret në çdo mënyrë. /Telegrafi/