Një pëllumb “spiun” pakistanez vendoset prapa grilave në Indi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akuza erdhi pasi Geeta Devi, një banore e regjionit Kathua në Kashmir – raportoi një zog i “ngjyrosur” në rozë, i cili mbante një unazë të koduar në këmbë – pasi fluturoi të dielën në mbrëmje drejt për në shtëpinë e saj.
Lidhur me këtë rast Forca e Sigurisë Kufitare në Indi ia dorëzoi pëllumbin policisë, ndërkaq nisi edhe një hetim si “rast i dyshuar spiunazhi”.
“Pëllumbi, që dyshohet të jetë stërvitur në Pakistan për spiunazh, ka një unazë me numra dhe shkronja”, tha një burim policie për Time of India.
“Megjithëse nuk ka sistem monitorues për zogjtë që fluturojnë përtej kufijve ndërkombëtarë gjatë migrimit, një unazë e koduar është gjetur në trupin e pëllumbit, dhe kjo ngjallë dyshimin, pasi zogjtë e tjerë nuk kanë unaza të tilla”, ka shtuar ai.
Ndryshe midis Indisë dhe Pakistanit janë zhvilluar deri më tani katër luftëra dhe tensioni mes dy shteteve mbetet ende i lartë. /Telegrafi/