Telegrafi

Ekziston incizimi ku dëgjohet Amber Heard që pranon se e ka ushtruar dhunë fizike ndaj Johnny Depp

(Foto: Matt Roberts/Getty Images/Guliver)

Një audio-incizim ka treguar se Amber Heard ishte fizikisht e dhunshme ndaj ish-burrit të saj, Johnny Depp.

Në incizim, aktorja nga Teksasi dëgjohet duke thënë: “Unë nuk mund të premtoj se nuk do të bëhem e dhunshme serish nga ana fizike, bëhem aq e çmendur sa e humbas atë”, ndërkohë që Johnny e kishte lutur që dhuna fizike të merrte fund.

Heard dyshohet se pranoi se “goditi” yllin e “Pirates Of The Caraibes” në skedarin audio, sipas Daily Mail. Modelja 33-vjeçare dhe ish-burri i saj u përpoqën të diskutonin çështjet e tyre martesore në një seancë informale të terapisë për martesë.

Amber Heard dhe Johnny Depp. (Foto: Alison Buck/Getty Images/Guliver)

Në incizim thuhet se dëgjohet Depp duke thënë: “Unë të dua ty dhe nuk dua të të lë, nuk dua divorc, por nuk mund të ketë dhunë fizike. Ne duhet t’i lejojmë gjërat të zgjidhen në mënyrë që të mos vrasim njëri-tjetrin. Ose me të vërtetë ta vrasim njëri-tjetrin”.

Gruaja e dikurshme e Depp, më pas thuhet se deklaroi: “Më vjen keq që nuk të godita në fyt, me një shuplakë të duhur, por unë po të godita. I dashur, nuk të kam grushtuar, nuk e di se cila ishte lëvizja e vërtetë e dorës sime, por ti jen mirë, nuk të lëndova. Unë nuk të grushtova, po ju godisja”, citon KosovaPress.

Lëndimet që kishte pësuar Amber Heard (Foto: Daily Mail/Fairfax County Court)

Heard paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2016, dhe e akuzoi Deppin për dhunë në familje. Më vonë, në vitin 2019, 56-vjeçari paditi ish-gruan e tij për shpifje, duke pretenduar se ajo kishte qenë abuzive ndaj tij.

Në padinë për shpifje të raportuar në gjykatë, Depp pretendon se Amber e goditi me një shishe vodkë një muaj pas dasmës së tyre, duke i shkaktuar lëndime në duar.