Telegrafi

Incidenti me zjarr, policia thotë se shtëpia në Vushtrri u djeg si pasojë e një problemi me nxehëse të një veture

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një shtëpie ditën e enjte në Vushtrri.

Siç thuhet në raportin e policisë, si pasojë e një nxehëseje – ulëse e veturës, zjarri ka përfshirë një objekt ndihmës dhe shtëpinë, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e një nxehëseje –ulëse e veturës, nga zjarri është përfshirë një objekt ndihmës dhe shtëpia e tij. Njësitë relevante policore, KEDS-i dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, theksohet në njoftim.

Lexo po ashtu Një shtëpi në Vushtrri kaplohet nga zjarri, raportohen vetëm dëme materiale

Tutje, policia shton se përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme nuk raportohet për lëndime në njerëz./Telegrafi/