Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një shtëpie ditën e enjte në Vushtrri.
Siç thuhet në raportin e policisë, si pasojë e një nxehëseje – ulëse e veturës, zjarri ka përfshirë një objekt ndihmës dhe shtëpinë, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e një nxehëseje –ulëse e veturës, nga zjarri është përfshirë një objekt ndihmës dhe shtëpia e tij. Njësitë relevante policore, KEDS-i dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, theksohet në njoftim.
Tutje, policia shton se përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme nuk raportohet për lëndime në njerëz./Telegrafi/