Telegrafi

Incidenti në tunelin e stadiumit, UEFA tregon se a do të dënohet Messi

Lionel Messi u përfshi në një incident në tunelin e stadiumit të Manchester Cityt.

Ndeshja e grupeve të Ligës së Kampionëve në mes të Manchester Cityt dhe Barcelonës përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve.

Pas kësaj, u fol se sulmuesi argjentinas u përfshi në një zënkë të zhurmshme me një futbollistë të anglezëve, që më vonë u zbulua se ishte Fernandinho.

Megjithatë, tani ka ardhur përgjigja zyrtare nga UEFA e cila ka folur në lidhje me incidentit e ndodhur në mesjavë, shkruan.

Sipas UEFA-s, Lionel Messi nuk do të ngarkohet me asnjë akuzë në incidentin në tunel, pasi nuk kishte asgjë të shkruar në raportin e gjyqtarit. /Telegrafi/