Telegrafi

Incident parazgjedhor, thyhet shtabi i Lëvizjes Besa (Foto)

Sot disa telegrafistë kanë njoftuar për Telegrafi Maqedoni, se në mesnatë është thyer shtabi i Lëvizjes Besa në fshatin Sllatinë.

Sipas burimit të Telegrafit, thuhet se një dëshmitarë e ka dëgjuar zhurmën rreth orës 03.40 në mesnatë, kurse thyerja e xhamave është vërejt në ora 5 të mëngjesit. Si duket edhe në këtë cikël zgjedhor, incidentet kanë lënë për të dëshiruar, pasi kjo nuk është hera e parë që thyhet një shtab partiak. Policia ka qenë në vendin e ngjarjes për ekspertië dhe ka marrë masa për gjetjen e autorëve.