Telegrafi

Incident në Paris, me veturë u fut në tarracën e kafiterisë – humb jetën një person dhe gjashtë tjerë lëndohen

Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë tjerë janë lënduar mbrëmë në Paris, kur një veturë u fut në tarracën e një kafiteri plotë me klientë.

Në anën tjetër, policia franceze ka bërë të ditur se është vënë pas të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në arondisman raportojnë mediat lokale. Vetura ishte futur në tarracën e kafiterisë pas një përplasje që kishte pasur me një veturë tjetër.

Duke u thirrur në burime brenda policisë, mediat botërore raportojnë se shoferi ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

E pasagjeri që kishte qenë brenda veturës është në gjendje të rëndë, e sipas dëshmitarëve okularë – vetura kishte goditur drejtpërdrejtë një grua që po e kalonte rrugën. /Telegrafi/