Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur të dielën mbrëma në Mitrovicë.
Sipas raportit të policisë, në oborrin e shtëpisë së një ankuesi mashkull kosovar, është hedhur një mjet shpërthyes i dyshimtë, për të cilin dyshohet se mund të jetë granatë dore.
Sipas raportimeve, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Pas ngjarjes, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të incidentit. /Telegrafi/