Site icon Telegrafi

Incident në mes të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës, ka pasur edhe kërcënime

Një incident ka ndodhur në mes të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Klan Kosova.

E tëra ka ndodhur kur deputeti Sllobodan Petroviq ka hyrë në një takim urgjent të cilin e ka thirrur Lista Serbe duke i thënë kryetari të kësaj liste, Slavko Simiq dhe zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq se janë mashtrues.

Petroviq po ashtu ka refuzuar të dalë nga takimi në të cilin ka thënë se nuk është i thirrur derisa me fjalë e kanë kërcënuar njëri-tjetrin.

Në këtë rast, Petroviq nuk e ka lejuar as rojën e Simiqit që të ndërhyjë, njofton Klan Kosova.

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Exit mobile version