Site icon Telegrafi

Incident në Lojërat Olimpike: Sporti debutues, skejtbordi sa nuk i solli lëndime të rënda Angelo Narvaezit

Angelo Narvaez pësoi një përplasje të dhimbshme në debutimin e skejtbordit në histori, pasi është sporti më i ri i implementuar, por edhe i njohur si i tillë.

Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja që futen në Lojërat Olimpike, duke sjell një eksperiencë të re.

Narvaez ishte një ndër favoritët për të fituar medalje, por nisja e tij nuk mund të ishte më e keqe dhe e dhimbshme në raundin e parë paraelimiator.

Sportisti rrëshqiti mbi një parmak, e më pas kur ra në tokë sipër skejtbordit, për të mos arritur që të mbante ekuilibrin, duke u përplasur me një shtyllë.

21-vjeçari e pati të pamundur që të vazhdonte garën menjëherë dhe mori disa kohë sa të qetësohej.

Pavarësisht kësaj, ai arriti të kualifikohej në finalen e madhe dhe e mbylli garën i pesti. /Telegrafi/

Exit mobile version