Një incident ka ndodhur të martën mbrëma në Toronto, në koncertin e reperit të njohur Pusha T.
41-vjeçari i cili njihet se si rivali i reperit Drake, po akuzon këtë të fundit se organizoi incidentin në këtë koncert.
Pusha T u detyrua ta ndalte koncertin në Toronto, krejt kjo ngase disa prej njerëzve në audiencë filluan të hedhin pije dhe gjësende në skenë.
Ndërkohë, një grup tjetër nga turma u vërsulën drejt skenës, në tentim për të hipur pranë reperit.
Pas kthimit në skenë, Pusha T akuzoi rivalin e tij Drake se ishte organizator i këtij incidenti, kjo për vet faktin se Drake është nga Toronto, dhe sipas 41-vjeçarit, ai ka angazhuar njerëzit e tij vendas për këtë sulm.
Nga kjo ngjarje, tre fansa janë shtruar në spital me lëndime jo-serioze, teksa një person mori plagë të rënda.
Pavarësisht pretendimeve të Pusha T, burimet e US Weekly kanë thënë se Drake nuk ka të bëjë me incidentin në fjalë.
Të njëjtat burime thonë edhe se nuk janë të sigurt nëse fansi më i lënduar që është në gjendje serioze, i mori plagët nga ngjarja në këtë koncert. /Telegrafi/