Telegrafi

Incident në BBVA – thyhet kolltuku ku ishte ulur Tea Trifoni dhe Bledi Mane përgjatë spektaklit të së martës

Një incident ka ndodhur mbrëmë (e martë) në spektaklin e Big Brother VIP Albania.

Pak para përfundimit të mbrëmjes, kolltuku në të cilin ishtë ulur gazetari Bledi Mane dhe Tea Trifoni ishte thyer.

Gjithçka ndodhi ndërsa banorët dhe Arbana po flisnin për një klip të transmetuar pak sekonda më parë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkaq, papritmas u dëgjua zhurma e kolltukut dhe Olta e cila u tremb meqë ishte më pranë Teas dhe Bledit.

Tea dhe Bledi u çuan menjëherë nga kolltuku duke shtuar se kjo ndodhi për syrin e keq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Kjo situatë shkaktoi të qeshura të shumta te banorët e po ashtu edhe në studion ku po moderonte Osmani.

@original_pizza97 #viral #bigbrother #luizejlli #bigbrother ♬ original sound – original pizza

Në spektaklin e së martës nga BBVA u largua aktori Amos Zaharia, ndërsa në shtëpi pati edhe hyrje të reja.

Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane – ishin banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

@marinelalacka #fyp #viral #foryoupage #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Marinela Lacka