Festa për ditëlindjen e Snoop Dogg nuk kaloi ashtu siç ishte planifikuar.
Rreth 600 të ftuar sa ishin në këtë festë, janë detyruar të largohen nga festa përshkak të rënies së zjarrit.
Pak para momentit kur Snoop Dogg do të performonte në skenë, një nga dekoret mori zjarr duke shkaktuar panik në mesin e të ftuarve, të cilët megjithatë kaluan pa asnjë dëmtim.
Kjo festë u mbajt në Heat Ultra Lounge në Anaheim, Los Angeles. /Telegrafi/