Telegrafi

Incident “hot” i vajzës dhe gruas së Obamës (Foto)

Michelle Obama bashkë me dy vajzat e saj kanë kaluar një moment të sikletshëm teksa zbrisnin nga avioni në aeroportin e Madridit.

Edhe pse Zonja e Parë e Amerikës u mundua të shmangte ndonjë incident, era e fortë bëri që ajo të dukej si Marilyn Monroe.

Por, edhe vajza e presidentit amerikan, Barack, Malia pati një incident të vogël. Teksa po zbriste era i ka ngritur fundin duke e vendosur në siklet.

Prej ditësh Michelle bashkë me vajzat e saj kanë nisur turneun për të promovuar ‘Let Girls Learn’, iniciativë, kjo që mbështet arsimin në mbarë botën për vajzat.