Site icon Telegrafi

Inceneratori i Tiranës, pranohet gjykimi i shkurtuar për Lefter Kokën dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.

Gjykata pranoi kërkesën e 8 të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimi të shkurtuar, përfshi edhe kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, shkruan A2 CNN.

Të panderhut ndaj të cilëve u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar: Lefter Koka; Bledar Karoli; Erjon Murataj; Taulant Tusha; Namik Simixhiu; Valbona Ballgjini; Sidita Kopliku; Jetmir Llapaj.

Për të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim të zakonshëm. Në seancën e radhës, 7 shkurt, SPAK do lexojë pretencën.

12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. /Telegrafi/

Exit mobile version