Telegrafi

Inaugurohet Qendra e re e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Sot mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës së re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje organizohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Qendra e re e të dhënave është ndërtuar në kuadër të projektit SMIL (Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve), në kuadër të përgatitjes së infrastrukturës harduerike për të mundësuar digjitalizimin e procesit të punëve në gjykata dhe prokurori.