Site icon Telegrafi

Inaugurohet laboratori i analizave fiziko-kimike të ujit

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sot bën inaugurimin e Laboratorit të ri qendror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit në KUR”Prishtina”.

Mision i KUR “Prishtina” është furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit me ujë, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të ndotura, por para së gjithash, përveç furnizimit të rregullt me ujë dhe investimeve të njëpasnjëshme në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, misioni kryesor është cilësia e ujit të pijshëm me Standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Duke e përmbushur këtë mision, qëllimi i fundit i kompanisë është që përmes tij, të sigurohen  shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët e saj në zonën e shërbimit”.

Në këtë eveniment, do të marrin pjesë: ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci  dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe po ashtu të ftuar janë edhe kryetarët e tetë komunave të zonës së shërbimit të KUR “Prishtina” si dhe drejtorët e Bordit të kësaj kompanie.

 

Exit mobile version