Sot në Pejë u zhvillua u inaugurua Zyra e Forumit Politik Diplomatik Ballkanik, e cila ka zyrat në Bruksel, Selanik dhe tashmë edhe në Kosovë, në qytetin e Pejës. Kjo zyrë synon të shërbejë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në këtë ceremoni morën pjesë shumë personalitete të shquara, duke filluar nga presidenti i forumit Fadil Lekaj. Ndër të pranishmit ishin gjeneralët Guri Pejo dhe Natasha Pejo, si dhe Aqile Llapos, sekretar i zyrës nga Brukseli me zyrë në Selanik.
Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin Rushan Muhameti, Drejtori i Spitalit Ushtarak, Berat Aqifi, Akademik Frashër Demaj, Naser Rugova, veprimtari Alush Shala, dhe Gjeneral Risto Vasil Gushevski nga Maqedonia e Veriut, Esat Asllani, Kom Cufë Krasniqi, Muse Mushkolaj, Meriton Fetaj, Luan Lulaj e shumë të tjerë.
“Ky ngjarje e rëndësishme shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe politike në rajon. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe mikpritëse, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan. Ky moment shënon një kapitull të ri në historinë e Pejës, dhe Kosovës në përgjithësi dhe e bën atë një qendër të rëndësishme për dialogun politik dhe diplomatik në rajon”, thuhet në njoftimin për media.