Telegrafi

Inaugurimi i “Arenës Kombëtare”, 22 mijë flamuj në shkallët e stadiumit për një koreografi fantastike

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, do të jetë festë për inaugurimin e stadiumit Arena Kombëtare.

Përveç programit festiv, që do të mbahet në fushën e blertë para nisjes së ndeshjes, tribunat e stadiumit do të jetë të veshura të gjitha kuqezi.

FSHF ka menduar të vërë rreth 22 mijë flamuj kuqezi, nga një për çdo ulëse në stadium, për të krijuar një koreografi fantastike.

Një ngjashmëri kjo, edhe me atë të Francës, ku në çdo ndeshje që “gjelat” bëjnë në stadiumin e tyre “Stade de France”, kanë nga një flamur me ngjyrat trikolore të tyre.

Shqipëria nuk ka gjasa të kalojë tutje, pasi Franca dhe Turqia i kanë siguruar biletat për Euro 2020.