Site icon Telegrafi

Inaugurimi i “Air Albania Stadium” – pamje nga hapja me ceremoni brilante dhe një koreografi fantastike

E diela e 17 nëntorit do të kujtohet gjithnjë si një ditë historike për Shqipërinë që inauguroi stadiumin e ri “Air Albania”  në ndeshjen ndaj Francës.

Atmosfera në impiant pak minuta para fillimit të sfidës ishte vërtetë elektrizuese pasi personazhet e shumtë VIP në stadium por tifozët që kishin mbushur shkallët plot e për plot u mahnitën nga performanca e 430 fëmijëve që krijuan një atmosferë fantastike me shfaqjen e tyre.

Më pas skenën e morën këngëtarët shqiptarë, Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi me këngët “Kuqezi”, “Xhamadani Vija Vija” dhe “Live It Up.

Himnet kombëtare të dy shteteve u kënduan gjithashtu nga dy këngëtare me famë shqiptare si  Besa Kokëdhima që këndoi “Marsejezën” e famshme dhe Juliana Pasha që këndoi himnin shqiptar.

Më pas performanca e këngëtarëve i la vendin asaj të tifozëve që me një koreografi fantastike pritën hyrjen e lojtarëve në fushë.

Shqipëria e nisi me humbje 2-0 ndaj kampionëve të botës, Francës. /SS/

Exit mobile version