Telegrafi

Inaki Williams e pranon se kishte kontakte me Manchester Unitedin

Inaki Williams. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Manchester United kishte kërkuar transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Njëri nga lojtarët kryesor që u kërkua nga Manchester United, ishte sulmuesi spanjoll i Athletic Bilbao, Inaki Williams.

Ka qenë vetë reprezentuesi spanjoll që ka pranuar kontaktet me Djajtë e Kuq, por në fund deklaroi se transferimi i tij dështoi.

“Isha në bisedime me Manchester United, por nuk mund ta zbuloj personin që kemi biseduar”.

Inaki Williams. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“Në fund nuk u arrit marrëveshja për transferimin tim në Old Traford”, ka deklaruar Williams.

Lojtari javë më parë ka zgjatur kontratën me Athletic Bilbaon deri në vitin 2028.

Kësisoj 25-vjeçari tani ka një klauzolë largimi prej 135 milionë euro dhe nëse United dëshiron transferimin e tij atëherë duhet ta paguajë këtë shumë. /Telegrafi/