Telegrafi

Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka improvizojnë dasmën Ilnisa-Meriton, puthen live në studio

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, u improvizua një dasmë.

Me këtë rast, u zhvillua një ceremoni me të gjitha detajet, ku dhëndri dhe nusja ishin: Meriton Mjekiqi e Ilnisa Agolli.

Dasma e tyre ka qenë tejet e diskutuar, ku nuk morën pjesë disa nga banorët.

Kjo u realizua edhe në ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’ në mes të opinionistëve të këtij programi, Ronaldo Sharkës dhe Ina Kollçakut.

Lexo po ashtu Vëllai i Meritonit refuzon të shfaqet në studio me vëllanë e Ilnisës - nuk pajtohet me lidhjen e tyre?

Ata u martuan në studio live, ku në fund edhe shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.

Ata morën bekimin e moderatores Enxhi Nasufi, me fjalët e celebrimit siç i kanë hije një organizimi.

Meritoni dhe Ilnisa në ndërkohë nuk janë deklaruar akoma apo nuk kanë konfirmuar këtë romancë. /Telegrafi/