Gjatë kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, u improvizua një dasmë.
Me këtë rast, u zhvillua një ceremoni me të gjitha detajet, ku dhëndri dhe nusja ishin: Meriton Mjekiqi e Ilnisa Agolli.
Dasma e tyre ka qenë tejet e diskutuar, ku nuk morën pjesë disa nga banorët.
Kjo u realizua edhe në ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’ në mes të opinionistëve të këtij programi, Ronaldo Sharkës dhe Ina Kollçakut.
Ata u martuan në studio live, ku në fund edhe shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.
Ata morën bekimin e moderatores Enxhi Nasufi, me fjalët e celebrimit siç i kanë hije një organizimi.
Meritoni dhe Ilnisa në ndërkohë nuk janë deklaruar akoma apo nuk kanë konfirmuar këtë romancë. /Telegrafi/