Site icon Telegrafi

Imzot Dodë Gjergji thërret për paqe dhe dashuri në pritjen solemne për Pashkë

Në këtë festë e mira ka mbizotëruar mbi të keqen dhe jeta ka triumfuar mbi vdekjen, prandaj mos keni frikë!

Kështu është shprehur Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili përcolli mesazhet e Jezu Krishtit, në një pritje solemne të organizuar me rastin e festës së Pashëve.

Në pritjen solemne te organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, përveç përfaqësuesve të komunitetit të krishterë, prezentë ishin edhe përfaqësues të komunitetit islam në Kosovë, përfaqësues institucionalë të vendit si dhe besimtarë të shumtë.

Imzot Dodë Gjergji duke falënderuar të gjithë të pranishmit, ka përcjellë edhe mesazhin e festës së Pashëve.

Sipas tij, kjo festë simbolizon mbizotërimin mbi të keqen dhe triumfin mbi vdekjen.

Ai tha se porosia e parë e Jezu Krishtit për njerëzit është thirrja për paqe dhe dashuri.

Exit mobile version