Site icon Telegrafi

Importuesit e mallrave po ankohen se po paguajnë për dezinfektimin e kamionëve: Kjo është një ngarkesë financiare e papërballueshme

Përfaqësues të importueseve të mallrave nga Shqipëria thonë se janë detyruar të protestojnë për shkak ngarkesës financiare që po ju bëhet atyre për dezinfektimin e maunave në pikën doganore të Vërmicës.

Sipas tyre, këto pagesa janë një ngarkesë e papërballueshme për ta.

“Ne grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria jemi të detyruar të protestojmë lidhur me ngarkesën financiare që na behët për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, Vërmicë (nga ana e Kosovës), që është 22.5 euro për një maunë për një kalim. Këto masa na ngarkojnë me kosto të reja të pa përballueshme për afarizmin tonë”, thonë ata në një njoftim për medie. /Telegrafi/

Exit mobile version