Importi i naftës ruse nga Kina ka arritur nivelin më të lartë që nga agresioni i Moskës kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Kina ka importuar se 9.71 milionë tonelata naftë nga Rusia në muajin maj, sipas të dhënave doganore, nga 5.4 milionë tonelata në shkurt të vitit 2022 dhe 6.3 milionë në muajin mars.
Shifrat tregojnë se pothuajse janë dyfishuar importet e naftës ruse nga Kina që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Të dhënat janë në përputhje me shifrat tregtare të publikuara këtë muaj, që tregojnë se tregtia e Kinës me Rusinë u rrit në nivele të papara që nga shkurti i vitit 2022.
Muajin e kaluar tregtia midis dy vendeve ishte 20.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga Pekini, ndërsa importet kineze nga Rusia arritën vlerën prej 11.3 miliardë dollarësh.
Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë. Sipas të dhënave doganore të Pekinit, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arritën një rekord prej 190 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Dërgesat energjetike ruse drejt Kinës pritet të rriten me 40 për qind këtë vit. /VoA/