Site icon Telegrafi

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha 

Getoar Hoxha, stomatolog ka folur për rëndësinë e shëndetit oral, gjersa ka treguar se implantet dentare janë një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme në rastet kur humbim dhëmbët natyral, por jo e përhershme.

Hoxha në një podcast në Telegrafi.com me redaktoren Besnike Salihu Shala tregon se pyetja që shpesh i bëhet nga pacientët është nëse me vendosjen e implanteve dentare rregullohet njëherë e mirë çështja e dhëmbëve.

“…Implantet dentare nuk janë zgjidhje e përhershme … Implantet dentare përbëhen nga materiali i titaniumit i cili është një material bio-kompatibil me organizimin. Prandaj ka shkallë të lartë të suksesit dhe jetëgjatësia mesatare e implanteve varësisht nga lloji dhe teknika se si është punuar zgjat prej 15 deri 20 vite, mund të zgjas edhe më shumë por varet edhe nga higjiena personale e pacientit…”, tha ai.


Sipas tij, nëse ato duhet të largohen pas 20 viteve nuk do të thotë se ato nuk mund të vendosen prapë.

“…Mirëpo pas largimit të implanteve duhet të shikohet gjendja e kockës, a kemi ashtë të mjafueshëm për me i vendos implantet ku kanë qenë… Në të kundërtën prapë nuk është fundi i vendosjes së implanteve sepse me procedurat e shtimit të kockave artificiale në vende ku nuk ka prapë realizohet procedura e vendosjes së tyre”, sqaroi tutje stomatologu.

Ai tha se personat më favorizues për vendosjen e implanteve dentare janë joduhapirësit dhe ata që kanë higjienë të mirë orale.  /Telegrafi/

Exit mobile version