Telegrafi

”Impeachment” ndaj kryetarit Ivanov?

Në parlamentin e Maqedonisë është inicuar ‘Impeachment’ ndaj kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një kërkesë e tillë është dorëzuar nga LSDM-ja qysh më 13 prill, pak pas vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e 56 politikanëve të cilët janë nën hetime, ndërkaq është mbështetur nga BDI-ja.

Sipas TV Telma, OBRM-PDUKM-ja pohon se iniciativa për gjykim të kryetarit Ivanov është në procedurë parlamentare, por që nuk mbështetet nga kjo parti.

Megjithatë, Kushtetuta thotë se duhet 2/3 e shumicës parlamentare për t’u inicuar kjo procedurë ndaj kryetarit të shtetit, që LSDM-ja dhe BDI-ja nuk e kanë./Telegrafi/