Telegrafi

Immobile: Qava në fund të ndeshjes

Ciro Immobile ka pranuar se ka qarë pas fishkëllimës përfundimtare në ndeshjen dramatike ndërmjet Juventusit dhe Lazios.

Biancocelestët fituan me rezultat 3-2 kundër Bianconerëve në ndeshjen e Superkupës së Italisë që pati një përfundim interesant, pasi Paulo Dybala e barazoi rezultatin në fund, por ekipi kryeqytetas reagoi shpejt për ta shënuar golin e fitores.

Lexo po ashtu Drama e Superkupës përfundon me fitoren e Lazios (Video)

“E kam të vështirë që t’i mbaj emocionet. Qava në fund të ndeshjes, sepse kjo skuadër dha absolutisht gjithçka dhe tifozët e merituan këtë trofe”.

“Stafi dhe trajneri kanë punuar shumë që të na përgatisin për këtë ndeshje dhe ne e intepretuam për mrekulli. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga të gjithë”, ka deklaruar Immobile për Lazio Style Radio.

Immobile i shënoi dy gola në këtë ndeshje duke i ndihmuar skuadrës së tij për fitore. /Telegrafi/