Telegrafi

Immobile opsion për sulmin e Milanit

Milani është duke e menduar një ofertë për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi dhe deri të premten mund të këtë ofertë për italianin.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Diego Costa janë emrat kryesorë si opsion për sulmin, por SportMediaset në këtë listë e ka futur edhe emrin e Immobiles.

Deri ëm tani ka pasur kontakt vetëm me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Immobile do të kushtojë shumë më pak se Aubameyang ose Costa, dhe ka treguar se di të shënojë gola në Serie A.

Sulmuesi mund të kushtojë pak mbi 30 milionë euro, ndërsa Lazio do të dilte në fitim pasi për të ka paguar 8.7 milionë euro. /Telegrafi/