Telegrafi

Immobile kërkohet nga tre klube italiane

E ardhmja e Ciro Immobiles duket se vazhdon të jetë në Serie A.

Pas një huazimi te Torino në sezonin e kaluar nga Sevilla, duket se sulmuesi italian do vazhdojë të mbetet në kampionatin italian.

Sipas SportMediaset, Immobile shikohet se zëvendësim i Miroslav Klose, por ky transferim nuk do të jetë i lehtë pasi për sulmuesin ka shfaqur interesim edhe Pescara e Napoli.

Kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet 9 milionë. /Telegrafi/