Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është subjekt i një oferte prej 70 milionë eurosh nga klubi i njohur kinez, Shanghai SIPG.
Immobile ka çmendur të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni në Serie A dhe Ligën e Evropës me Lazion.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të vihen pas tij, por ka edhe nga ato kineze.
Sipas Gazzetta dello Sport, Shanghai SIPG – skuadra e trajnuar më parë nga ish-trajneri i Lazios, Sven Goran Eriksson – janë të prirur për të sjellë Immobile në klub në muajin janar.
Për më tepër, ata po mendojnë t’i ofrojnë Lazios plot 70 milionë euro, që do ishte rekord shitjesh nga klubi që drejtor sportiv kanë shqiptarin Igli Tare.
Skuadra kineze po mendon t’i ofroj 27-vjeçarit një kontratë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon – më shumë se dyfishi i tre milionë eurove që aktualisht fiton në Itali.
Megjithatë, gazeta shton se Lazio ende nuk i është përgjigjet ofertës, duke vënë në dukje se është pothuajse e pamundur që reprezentuesi italian të bëjë një lëvizje të tillë.
Immobile ka qenë një zbulim për klubi Aquile këtë sezon, pasi tashmë duke shënuar 17 gola, ku 13 nga to vijnë nga kampionati italian, Serie A. /Telegrafi/