Ciro Immobile e ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram për të festuar golin e Felipe Caicedos në barazimin ndaj Juventusit.
Sulmuesi italian nuk ka luajtur në ndeshjen ndaj kampionit, pasi që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Bianconcelestët nxorën një pikë të artë përballë Zonjës së Vjetër duke shënuar në minutën e fundit të takimit.
Dhe nuk ka dyshim se sulmuesi kryesor i Lazios i është gëzuar golit të shënuar ndaj Bianconerëve.
“Më thonë prapë se ky është vetëm fat”, ka shkruar Immobile në videon e publikuar në rrjetin social teksa i ka xhiruar në televizor bashkëlojtarët e tij duke festuar.
“Të dua bishë e madhe! Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Kemi zemër të madhe”, shkruan më tej në mbishkrim. /Telegrafi/