Lazio e ka ngritur në 2-0 epërsinë kundër Juventusit në kuadër të Superkupës së Italisë.
Pas golit të shënuar në pjesën e parë, Biancocelestët realizuan edhe në gjysmën e dytë.
Ishte një harkim i bukur nga Parolo dhe Ciro Immobile kërceu më lartë për ta mposhtur sërish Gigi Buffonin (54’).
Zonja e Vjetër ndodhet në një moment të vështirë dhe duhet të ndryshojë diçka në lojën e vet për të nxjerrë rezultat pozitiv. /Telegrafi/