Francisco Cabello nga Los Lagos i Kilit, ka bërë kinse po vrapon në maratonën, por për dallim nga sportistët që freskohen me ujë, ai ka marrë një birrë.
Derisa kishte pranë edhe disa miq, 34-vjeçari është ndarë dhe ka hyrë në kafene, për të dalur më pas me shishen e mbushur, transmeton Telegrafi.
“Kam kohë të gjatë që nuk merrem me sport dhe kisha nevojë për pak ushtrime”, ka thënë Cabello lidhur me rastin.
Improvizimi i kësaj loje me shokë, është pëlqyer shumë në rrjetet sociale ku ka marrë shumë pëlqime.
“Përzierja e përkryer e sportit dhe pijes, mua do më pëlqente shumë”, është komentuar ky moment qesharak. /Telegrafi/
https://youtu.be/-Uc8ygfsMGI