Kastriot Imeri është njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti këtë edicion në Superligën e Zvicrës.
Mesfushori nga Kosova ka qenë ndër më të vlerësuarit në kampionatin helvetik, ku ka gjetur edhe golat e asistimet.
Në 28 ndeshje zyrtare me fanellën e Servettes, Imeri ka shënuar 11 gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Falë paraqitjeve fantastike me Servetten, Imeri ka zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.
Nice. Genoa e Eintracht Frankfurt e kërkuan në janar, por Servette refuzoi ofertat që i erdhën për yllin e skuadrës.
Mediat në Zvicër dhe Itali kanë raportuar se tani dy skuadrat e mëdha italiane, Torino dhe Fiorentina kanë shprehur interesim për ferizajasin.
Edhe skuadra gjermane Eintracht Frankfurt vazhdon të mbajë interesimin për Imerin i cili duket se në verë është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.
Gjithsesi te Servette e din se nuk mund ta mbajnë më shumë në skuadër Imerin dhe i kanë caktuar çmimin e largimit prej gjashtë milionë eurove. /Telegrafi/