Telegrafi

Imer Mushkolaj thotë se nuk do të befasohej nga ndonjë koalicion Vetëvendosje-PDK

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se vijat e kuqe të partive shumicën e herëve kanë dalë joparimore.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje është shprehur se nuk bën koalicion me PDK-në pa qëndruar kjo e fundit së paku një mandat në opozitë.

Ai ka thënë se është kundër vijave të kuqe pasi në Kosovë është ky sistem zgjedhor, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se situata duhet parë në kontekstin e bashkëpunimit ashtu si po vepron tash LDK-ja me AAK-në dhe NISMA-n se “do të sheh çfarë ministra do të sjellin në qeveri”.

“Edhe pse për mua është një arsyetim jo bindës pasi ministri është figurë që vjen nga subjekti politik ku lideri partiak e drejton”.

Mushkolaj ka thënë se nuk beson se në këto momente Vetëvendosje do të ndërtojë koalicion me PDK-në edhe pse nuk e përjashton opsionin në të ardhmen.

“Unë vazhdojë ta them publikisht edhe pse LDK-së nuk i pëlqen se nuk shoh dallim mes LDK-së dhe PDK-së. Të paktën jo sa i përket jetëgjatësisë së tyre në pushtet”.

Lexo po ashtu Muja: Grenell rrëzoi qeverinë, e pa Kurtin si pengesë të marrëveshjes

Mushkolaj ka thënë se nuk do të befasohej nga ndonjë koalicion LVV-PDK .

“Nuk më befason asgjë pasi në skenën politike në Kosovë asgjë më nuk është befasuese”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/