Site icon Telegrafi

Imer Mushkolaj dhe Dardan Gashi përplasen për deklaratën e Vjosa Osmanit në BBC

Deklarata e Vjosa Osmanit për BBC-në ka ngjallur debat në “Debat Plus” mes Dardan Gashit dhe Imer Mushkolajt.

“Vjosa Osmani tha në BBC e më parë edh në CNN se Kosova është vend i krimit dhe korrupsionit. A duhet qëndruar në sallë për këtë kandidate për presidente që e anatemon shtetin e Kosovës?! Presidentja nuk e ka për detyrë të shajë shtetin e vet”, ka thënë Gashi.

Imer Mushkolaj ka reaguar duke thënë se “është e vërtet që Kosova është vend i krimit dhe korrupsionit”.

“Më fal të lutem. Ne jetojmë në këtë vend e jo diku tjetër”, ka shtuar Mushkolaj në përgjigje ndaj Gashit, përcjell Telegrafi.

Dardan Gashi thotë se edhe në Gjermani po hetohen 22 mijë persona për korrupsion me teste te coronavirusit por sipas tij presidenti i Gjermanisë nuk e quan vendin e vet vend të korruptuar.

“Si do të shkojë pas tre muajsh në Bruksel Osmani e të kërkojë liberalizimin e vizave kur thotë se ky vend është i zhytur në krim dhe korrupsion”, ka thënë Gashi.

Mushkolaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se Brukseli e di shumë mirë gjendjen reale në Kosovë.

“Kënd po dëshiron me mashtrua Dardan? Po e mashtrojmë veten”, ka thënë Mushkolaj.

Gashi thotë se Presidentja jashtë duhet ta mbrojë interesin e shtetit të Kosovës.

“Presidentja nuk duhet t’ia nxijë zërin këtij vendi edhe më shumë”, thotë Gashi.

“Nuk ia ka nxi por e ka tregua një realitet”, është kundërpërgjigjur Mushkolaj./Telegrafi/

Osmani për BBC flet rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë, thotë se korrupsioni dhe papunësia janë problemet kryesore të vendit – Telegrafi

Exit mobile version