Jo më kot konsiderohet të jetë njëra prej femrave më joshëse në botë.
Dhe Kim Kardashian, 38 vjeçe, vazhdon të dëshmojë se përse është gjithnjë në fokus të mediave rozë.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe ndiqet nga njerëz të shumtë, zeshkania nuk heziton të ndajë imazhe të ndryshme dhe mjaft atraktive me ndjekësit e saj.
E tillë shfaqet edhe në paraqitjen e fundit derisa ka ekspozuar format trupore në një palë bikini.
Bukuroshja edhe pse është nënë e katër fëmijëve, befason çdo herë me postimet që sjell në rrjetet sociale.
Përndryshe, këtë muaj ajo është bërë nënë për herë të katërt e një djali të ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese, të cilin e ka pagëzuar me emrin Psalmi. /Telegrafi/