Arti shpeshherë e imiton atë që ndodh në jetën reale, ndërsa në të ndodh që të përfshihet edhe një personazh, si Kim Kardashian.
Ylli televiziv amerikan ka bërë që sërish të flitet për të duke publikuar ditë më parë një fotografi nudo në Twitter, me ç’rast ka nxitur debat të madh në internet.
Kishte të tillë që e kritikonin, por ajo mori edhe mbështetje të madhe nga shumë femra të njohura që pozuan si 35-vjeçarja.
Por, fotografia e saj ka tejkaluar kufijtë e internetit dhe është përfshirë në ‘artin e rrugës’.
Imazhi nudo i saj gjatë fundjavës është vizatuar në një mur të madh në Melbourne të Australisë.
Vizatimi është bërë nga një artist grafitesh që e quan veten ‘Mark Walls’, ndërsa ka pasur edhe qytetarë që janë ankuar për fshirjen e grafitit në mur. /Telegrafi/