Telegrafi

Imazhet tregojnë sesi inteligjenca artificiale ka detektuar kancerin e gjirit katër vite para se të zhvillohej

Mjeku Larry Norton, drejtor në qendrën medicinale që lufton kancerin e gjirit në SHBA, ka folur për CNN se si përdorimi i inteligjencës artificiale u ndihmon të detektojnë kancerin në gji akoma pa u zhvilluar në faza që rrezikojnë jetën e njeriut.

Ai tha se inteligjenca artificiale analizon rëntgenografinë për të analizuar dhe më pas jep konkluzione, siç ishte një rast kur katër vite më parë e detektoi akoma pa u zhvilluar shumë, transmeton Telegrafi.

Sipas Norton, inteligjenca artificiale identifikon përqindjen e rrezikut me të cilin përballet pacientja, dhe mund të detektojë edhe ato pak ndryshime në rëntgenografi që mund t’i kenë shpëtuar mjekut.

Mamogramet e realizuar më herët dhe ato tani i analizon në detaje inteligjenca artificiale, dhe më pas jep përqindjen e rrezikut që i kanoset pacientes.

Për detajet të kësaj arritje teknologjinë mund ta shikoni videon e publikuar të mjekut amerikan Larry Norton. /Telegrafi/