Site icon Telegrafi

Imazhet më të pazakonta të Angela Merkel

Angela Merkel duket se ka nisur t’i shijojë ditët e pas pensionimit nga politika aktive gjermane dhe botërore.

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel përjetoi një situatë të pazakontë gjatë një vizite në parkun e shpendëve në Marlow.

Kopetë e shpendëve fluturuan rreth Angela Merkel, dhe një fotografi e pazakontë u mor në momentin kur australiani Loris u ul në shpatullën e saj, dhe tjetra kafshoi gishtin e saj, raporton dw.

Fotoreporterët kapën momentin kur “kancelari i çelikut” bërtiti për shkak të kafshimit të zogut, dhe fotografia shpejt udhëtoi nëpër botë.

Zgjedhjet për Bundestagun gjerman do të mbahen të dielën, më 26 shtator, pas së cilës Merkel do të tërhiqet politikisht pas 16 vitesh sundim. /Telegrafi/

Exit mobile version