Telegrafi

Imazhet me të brendshme e risjellin Arbenitën në qendër të vëmendjes

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram/arbenitalsmajli)

Modelja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare, Arbenita Ismajli, sërish ka tërhequr interesimin e faqeve rozë me fotografitë e reja që i ka shpërndarë në Instagram.

Ndërkohë që po bën rolin e modeles, ajo ka pozuar me të brendshme dhe trupi i saj është për t’u admiruar.

Në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, bukuroshja ka shkruar se kjo është një prej fotografive të shumta që ia ka bërë i dashuri.

Kujtojmë që Arbenita është në lidhje me reperin e njohur nga Gjilani, Fero, ndërsa ka pasur raste për ndarjen dhe ribashkimin e tyre. Sido që të jetë, çifti vazhdon të jetë bashkë.

Lexo po ashtu Arbenita sërish tërheq vëmendjen me pozat e reja

Fotografi me të brendshme, modelja ka shpërndarë edhe në InstaStory dhe shfaqet e mrekullueshme. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/arbenitalsmajli)
(Foto: InstaStory/arbenitalsmajli)