Modelja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare, Arbenita Ismajli, sërish ka tërhequr interesimin e faqeve rozë me fotografitë e reja që i ka shpërndarë në Instagram.
Ndërkohë që po bën rolin e modeles, ajo ka pozuar me të brendshme dhe trupi i saj është për t’u admiruar.
Në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, bukuroshja ka shkruar se kjo është një prej fotografive të shumta që ia ka bërë i dashuri.
Kujtojmë që Arbenita është në lidhje me reperin e njohur nga Gjilani, Fero, ndërsa ka pasur raste për ndarjen dhe ribashkimin e tyre. Sido që të jetë, çifti vazhdon të jetë bashkë.
Fotografi me të brendshme, modelja ka shpërndarë edhe në InstaStory dhe shfaqet e mrekullueshme. /Telegrafi/