Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit libian nga përmbytjet

Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit në qytetin port të Libisë, ku nga shkatërrimi i dy digave dhe përmbytjeve të shkaktuara, humbën jetën mijëra njerëz.

Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuara nga stuhia Daniel bëri që dy diga të shkatërrohen në Derna, dhe qyteti të mbulohet nga uji dhe të shkatërrohen shtëpitë e ndërtesat, transmeton Telegrafi.

Një sërë urash që lidhnin qytetin, i “mori me vete” uji që sipas zyrtarëve e kanë përshkruar si “cunami”.

Lexo po ashtu Digat që u shkatërruan dhe morën mijëra jetë njerëzish në Libi, janë ndërtuar nga ish-sistemi jugosllav

96 për qind të pronave në këtë qytet janë shkatërruar, kurse lagje të tëra thjesht janë zhdukur plotësisht nga sasia e madhe e ujit.

Derna kishte 125 mijë banorë para se të goditej nga përmbytjet, kurse sipas ekspertëve numri i të vdekurve mund të shkojë nga 18 deri në 20 mijë.

Mbi 10 mijë tjerë konsiderohen të zhdukur dhe shumë tjerë të lënduar dhe që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. /Telegrafi/